Kryediplomatja finlandeze sot në Kosovë, do të pritet nga Kurti e Gërvalla

Kryediplomatja finlandeze sot në Kosovë, do të pritet nga Kurti e Gërvalla

Aktuale September 05, 2024 - 08:15

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, do ta vizitojë sot Kosovën.

Ajo pritet të zhvillojë takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, ku pas takimit do të mbahet konferenca për media.

Ndërsa nga ora 15:00 do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.