Bislimi takon ambasadoren e re holandeze, i kërkon heqjen e masave të BE-së
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven. Në takim mes tjerash është diskutuar edhe për nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.
Bislimi në platformën "X" ka bërë të ditur se me ambasadoren e re kanë folur edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“Kam pasur një takim mikpritës me ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe nevojën për heqjen e masave të BE-së kundër Kosovës. Mezi pres të punoj ngushtë me ju, Ambasadore”, ka shkruar zëvendëskryeministri Bislimi.
I had a welcoming meeting with the new ambassador of the Netherlands to Kosova, Karin Boven. We discussed the deepening of economic & trade relations, Kosova’s EU path, & the need for the removal of EU measures against ë. Looking forward to working closely with you, Ambassador! pic.twitter.com/uesEKiej4J
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 4, 2024