Çitaku: Në vitin që jetojmë, sovraniteti s’ushtrohet veç me polici
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova sot në sytë e aleatëve të saj kryesorë është shndërruar në palën destruktive dhe problematike.
Ajo e përmendi edhe vizitën e presidentit të Francës, Emmaneul Macron, në Tiranë, ku sipas saj, ai e karakterizoi lidershipin kosovar si një lidership që nuk e mban fjalën.
“Kurti mbahet për fjale për zotimet e tij, jo për zotimet që i kanë dhënë të tjerët para tij, e gjendja reale me krijimin e krizave ciklike, qoftë me targat, qoftë me kartat e identitetit, qoftë me zyrat e kryetarëve, urën e postat, ka krijuar përshtypjen që Kosova është duke hequr dorë nga Plani i Ahtisaarit”.
“Në vitin që jetojmë, sovraniteti nuk ushtrohet me polici, sovraniteti nuk ushtrohet vetëm me polici. Radoiçiqi është në listën e zezë të ShBA-së”, tha Çitaku në Klan Kosova.