Hidhet një bomb në shtëpinë e asistentit të Izmir Zeqirit
Një granatë dore u hodh në shtëpinë e një qytetari serb në fshatin Pridvoricë të Zubin-Potokut.
Kjo shtëpi i takon një bashkëpunëtorit të kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqiri.
Zeqiri e konfirmoi zhvillimin e kësaj ngjarjen që ndodhi në orët e para të së mërkurës.
“Po, rasti ka ndodhur tek shtëpia e një nga bashkëpunëtorët e mi më të mirë. Ai është asistent i imi, që merret me punët me komunitetin serb. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1-2 pas mesnatës”, tha Zeqiri për Klankosova.tv
“Me rastin tani po merren policia. Ka pasur dëmtime në veturë dhe dëmtime rreth xhamave ku flenë fëmijet e tij”, shtoi ai.
Kreu i Zubin Potokut, foli edhe rreth dyshimeve për motivin rreth këtij rasti.
“Paj, dyshimet kanë të bëjnë në lidhje me mua. Po synojnë të bëjnë pengesa”, tha numri një i Zubin Potokut.
Të hënën Izmir Zeqiri, kishte njoftuar se ishte kërcënuar nga një person në rrjetet sociale.
Zeqiri thotë se personi në fjalë dyshon se është pjesëtar i MUP-it të Serbisë.