Kurti mëngjes pune në Ballkonin e Hapur me Jasharin, Maqedoncin dhe Muratin
Aktuale
September 04, 2024 - 12:34
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka pasur mëngjes pune në Ballkonin e Hapur në Kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.
Kurti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar diskutuar planet dhe mbështetjen e Qeverisë që, siç ka thënë ai, asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.
“Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”, ka thënë Kurti. /Zëri