Shkarkohet nga detyra, prokurorja e Tiranës largohet në lot nga salla

Shkarkohet nga detyra, prokurorja e Tiranës largohet në lot nga salla

Aktuale September 04, 2024 - 11:41

Një prokurore e Prokurorisë së Tiranës është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Prokurorja Ornela Rrumbullaku u largua në lot nga salla ku u dha vendimi, siç shihet nga fotot e siguruara nga LSA, raporton A2 CNN.

Gjatë seancës dëgjimore të së hënës, Rrumbullaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa KPK nuk evidentoi probleme sa i përket kriterit profesional.

Por asaj iu kërkuan shpjegime për burimin e pasurisë së bashkëshortit të saj, të krijuar nga aksione në disa shoqëri private. Prokurorja i kundërshtoi pretendimet e KPK, duke thënë se bashkëshorti nuk kishte investuar para për të blerë këto aksione, por ishte dakordësuar me ortakët që të kontribuonte me konsulencë juridike./A2

Image