Kadeti i FSK-së Okan Kahraman, diplomoi në Akademinë Ushtarake Tokësore të Forcave Ushtarake të Turqisë
Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Okan Kahraman, pas katër vitesh studimi, ka arritur të përfundoi me sukses të lartë një ndër akademitë më prestigjioze ushtarake në botë, Akademinë Ushtarake Tokësore të Forcave Ushtarake të Republikës së Turqisë.
FSK-ja ka njoftuar se në ceremoninë ushtarake të diplomimit të 988 kadetëve, nga të cilët 72 ishin kadetë ndërkombëtarë, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoëan, familjar të diplomuarve si dhe mysafir vendor e ndërkombëtar.
Nëntoger i sapo diplomuar Okan Kahraman do t`i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fitoi gjatë katër viteve të studimit.
“Forca e Sigurisë së Kosovës vlerëson lartë bashkëpunimin me Republikën e Turqisë në kuadër të mbështetjes që po jep në ngritjen dhe avancimin e FSK-së në të gjitha fushat”, thuhet në njoftim. /Zëri