Kurti e Nagavci sot në Podujevë, përurojnë dy shkolla
Aktuale
September 04, 2024 - 08:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin do të marrin pjesë sot në ceremoninë e përurimit të dy objekteve të reja shkollore në komunën e Podujevës.
Sipas njoftimit, ceremonia në shkollën në fshatin Dumosh do të mbahet sot në orën 09:30, ndërkohë ajo në objektin e shkollës në Obrançë nis në orën 10:30.
Pos Kurtit e Nagavcit, në ceremoni marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe deputetë.