A guxon Policia e Kosovës të përballet me familjet problematike? Ramadani: Ka edhe policë që bashkëpunojnë me ta
Aktuale
September 03, 2024 - 22:21
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, duke folur për krimin e të dielës në “Aktash”, tha se në Polici ka burokraci. “procedurë tepër të vështirë”.
Ai, në T7, tha se policët dhe hetuesit “shpesh i kryejnë me para të veta”.
Ramadani tha se ata i përdorin edhe veturat e tyre personale.
Ai tha se “nuk ka njeri në Kosovë që Policia e Kosovës nuk guxon me hetu, arrestu, trajtu”.
Sipas tij, ka policë që bashkëpunojnë me njerëz problematikë.
“Mund të ketë policë, politikanë, biznesmen, ekonomistë”, tha ai.