Tahiri pushtetit: A e shihni sa është rritur krimi nën udhëheqjen tuaj, si s’po ju vjen turp asnjë reagim
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar ngjarjet e fundit që ndodhën në Prishtinë tha se niveli i krimit është në rritje. Për këtë, ai po kërkon një reagim nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, pushteti nuk flet aty ku “nuk ka votë e popullizëm”.
Postimi i tij i plotë:
Pasiguria në kryeqytet është bërë brenga kryesore për qytetarët e Prishtinës. Mbrëmë, një vrasje e një djali të ri dhe pesë plagosje. Sot, një therrje e një djaloshi në një shkollë fillore. Si more spo ju vjen turp, asnjë reagim apo asnjë qëndrim nga qeveria e Kosovës, që na lodhi me popullizëm e kurr su morën me tema që janë brengë serioze. Apo, aty ky nuk ka votë e popullizëm nuk flisni. A e shihni sa është rritur krimi nën udhëheqjen tuaj. Pak banorë jemi me pas këtë nivel të krimit. Turp!