Ambasadori britanik takohet me Krasniqin e Hamzën: Diskutuam për ngjarjet e fundit e planet për zgjedhje
Aktuale
September 02, 2024 - 17:06
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Me ta, ambasadori britanik tha se diskutuan për ngjarjet e fundit, planet për zgjedhjet dhe forcimin e rolit të gruas në politikë.
“Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës – Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për të diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”, shkroi ambasadori Hargreaves në një postim në Facebook.