Ambasadori britanik takon Krasniqin e Hamzën, flasin për ngjarjet e fundit dhe planet për zgjedhje
Aktuale
September 02, 2024 - 15:23
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar sot kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe kandidatin për kryeministër nga po ky subjekt, Bedri Hamzën.
Me ta ambasadori thotë se diskutuan mbi ngjarjet e fundit, por dhe planet për zgjedhjet e reja.
“Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës – Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për të diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”, shkroi ambasadori Hargreaves në Facebook. /Zëri