Gëzim dhe lumturi në fytyrat e fëmijëve në ditën e parë të shkollës [foto]
Aktuale
September 02, 2024 - 14:31
Mbi 300 mijë fëmijë filluan sot vitin e ri shkollor në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, raporton Zeri.info.
Në pesë shkolla të kryeqytetit, “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”, mësimi gjithëditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën.
Në disa prej shkollave “Zëri” ishte prezent, ku vërehej gëzimi dhe lumturia e të vegjëlve që për herë të parë u ulën në bankat shkollore.
Më poshtë jua sjellim fotografitë: