Lushaku: Mësimi gjithëditor siguron edukim më cilësor te fëmijët
Në të gjitha shkollat fillore e të mesme në Kosovë sot nisi viti i ri shkollor. Në kryeqytet ai tërëditor.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetaren, Jehona Lushaku, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, vizituan shkollën “Qamil Batalli” për të parë fillimin e mësimit gjithëditor.
“Falënderoj të gjithë prindërit për besimin në këtë proces transformues për kryeqytetin. Mësimi tërëditor do të ofrojë kushte më të mira nxënësve e po ashtu edhe prindërve”, tha Rama.
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se mësimi tërëditor siguron edukim më cilësor te fëmijët.
“Është një gur themel për arsimin në kryeqytet dhe një model për gjithë Kosovën, e cila do të mundësojë zhvillimin dhe ngritje në karrierë”, shtoi Lushaku.