Vendos Gjykata e Fierit, lirohet me kusht Fredi Beleri
Aktuale
September 02, 2024 - 11:40
Fredi Beleri ka fituar lirinë. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Geni Gjyzari.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u paraqit sërish Fredi Beleri, për të kërkuar lirimin me kusht.
Tri seancat e mëparshme kishin dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.
Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, teksa gjyqtar i çështjes ishte Alfred Konomi.