Hyseni: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi
Komisioni Komunal i Komunës së Gjilanit ka dorëzuar përmbledhjen e punës në Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Ndërsa, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni tha se dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull.
“Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Hyseni, bashkë me një pjesë të komisionit komunal për dokumentimin e krimeve të luftës, pritën në takim Atdhe Hetemin, nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
I pari i Komunës theksoi se në këtë takim i dorëzuan përmbledhjen e punës së gjatë të Komisionit Komunal.
Më tej, ai shtoi se ndërkohë do të përgatisin edhe dokumentacionin e plotë që të dorëzohet në IKKL.