Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë mësimin do ta fillojë më 9 shtator, kjo është arsyeja
Foto: Facebook

Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë mësimin do ta fillojë më 9 shtator, kjo është arsyeja

Aktuale September 02, 2024 - 09:56

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Pavarësia” në Prishtinë nuk do ta fillojë procesin mësimor më 02.09.2024.

Sipas një njoftimi në rrjete sociale nga kjo shkollë, mësimi do të fillojë më 09.09.2024.

Kjo për shkak se punimet ende nuk janë kryer në aneksin e ri të shkollës.

Punimet kanë kaluar afatin kohor të paraparë me kontratë. Në këtë shkollë për një kohë të gjatë u punua me tri ndërrime.