Në Forumin e Bledit marrin pjesë Gërvalla e Rizvanolli
Aktuale
September 01, 2024 - 17:37
Në Forumin Strategjik të Bledit, do të marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Forumi mbahet më 2 dhe më 3 shtator në Slloveni.
Të pranishëm në këtë Forum, do të jenë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë më ministrin Igli Hasani.
“Shqetësimet globale trajtohen në mënyrë të barabartë në mbarë botën dhe sigurojnë që jeta njerëzore të jetë e tillë vlerësohet njësoj kudo. Duhet të ruajmë dinjitetin njerëzor dhe të shkojmë drejt më shumë politikë e përgjegjshme”, shkruan ndër të tjera ky Forum.