Shënohet “Dita e Dëshmorëve” në Vushtrri
Aktuale
September 01, 2024 - 16:17
Këtë të diel është shënuar “Dita e Dëshmorëve” në Komunën e Vushtrrisë.
Sot janë bërë homazhe tek kompleksi memorial në Vushtrri.
“Në prani të familjeve të dëshmorëve, invalid, veteranë e oficer të lartë të UÇK-së, përfaqësues të institucioneve, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkatdhetarëve, dhe shumë qytetarëve, bëmë homazhe dhe vendosëm buqeta lulesh te kompleksi memorial në Vushtrri dhe Bletaj”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Ky manifestim është mbyllur me një akademi solemne dhe program kulturo-artistik me artistët e Ansamblt “Hasan Prishtina”. /Telegrafi/