Ambasadori britanik: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, zhgënjyese që janë ndërprerë bisedimet e dialogut
Aktuale
September 01, 2024 - 15:36
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se për të është e qartë se Kosova ka një vizion të qartë për një shtet modern, demokratik, multietnik dhe evropian.
Ai tha se do të bëjnë gjithçka që munden për ta mbështetur këtë dhe për të promovuar paqen dhe stabilitetin në këtë rajon.
” Megjithatë, kjo nuk do të arrihet plotësisht derisa të zbatohen të gjitha aspektet e Marrëveshjes së Ohrit, si nga pala kosovare ashtu edhe nga pala serbe. Është thellësisht zhgënjyese që negociatat, aktualisht janë ndërprerë”, tha ai në një intervistë për Kossev.