Muhaxheri prezanton sheshin e ri “Skënderbeu”: Një hapësirë moderne për Pejën

Muhaxheri prezanton sheshin e ri “Skënderbeu”: Një hapësirë moderne për Pejën

Aktuale September 01, 2024 - 13:02

Peja ka nisur punimet për ndërtimin e pjesës së mbetur të sheshit “Skënderbeu”, një projekt që synon të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës në qytet.

Sipas kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sheshi i ri do të jetë vazhdimësi e sheshit ekzistues dhe do të jetë i pajisur me elemente si kalldrëmi dhe guri natyral, gjelbërim, ndriçim të ri, dhe një shëtitore të zgjeruar përgjatë lumit.

Image

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Muhaxheri ka theksuar rëndësinë e këtij projekti për qytetin dhe përfitimet që do të sjellë për komunitetin, duke e shoqëruar edhe me fotografi se si do të duket ky shesh pas punimeve.

“Sheshi i ri do të jetë vazhdimësi e sheshit ekzistues nga Hotel Korza deri tek Ura e Zallit, ku do të ketë punime nga kalldrëmi dhe guri natyral, me gjelbërim, ndriçim të ri si dhe do të vazhdohet shëtitorja buzë lumit”, ka shkruar Muhaxheri.

Image

Projekti pritet të krijojë një hapësirë tërheqëse dhe funksionale për banorët dhe vizitorët, duke kontribuar gjithashtu në zhvillimin urban dhe turistik të Pejës.