Ramadani: KFOR-i kundër Qeverisë, fitore spektakolare e Serbisë!

Ramadani: KFOR-i kundër Qeverisë, fitore spektakolare e Serbisë!

Aktuale August 31, 2024 - 12:27

Ekspert i sigurisë Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me situatën në veri, ku sot forca të shtuara të KFOR-it janë parë në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ramadani ka thënë se prezenca e sotme e KFOR-it të cilët kanë formuar kordon mbi urën e Ibrit, është fitore e spektakulare e Serbisë, duke aluduar se KFOR-i ka dal aty për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Ramadanit:

KFOR-i kundër Qeverisë, fitore spektakolare e Serbisë!

A ka menduar ndokush në jetë që pas 25 vjet mbrojtje që na dhanë - e ende po na japin - lirdershipi jonë i shtetit do ta detyrojë KFOR-in të bëjë roje e kordone me blinda e armë të gjata kundër vendimeve të Qeverisë sonë?

Çfarë fitore spektakolare e Serbisë!

Kaq për strategjinë e lidershipit aktual të Kosovës!

Shkepje vullnetare e dhuratave për Serbinë nga Kosova.