Me renovimet në Klinikën Emergjente mjekët s’do të përballen më me vështirësi, thotë Kurti
Foto: Laura Hasani

Me renovimet në Klinikën Emergjente mjekët s’do të përballen më me vështirësi, thotë Kurti

Aktuale August 27, 2024 - 09:42

Afër 800 mijë euro është kostoja e renovimeve të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, investim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Të martën këto hapësira u përuruan në praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Image

Kryeministri Albin Kurti tha se hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, hapësira këto që do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime.

Kurti ka theksuar se tanimë “kushtet e punës janë në anën e mjekëve”, të cilët më herët, përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha.

Image

“Rreth 800 mijë euro janë investuar në Klinikën Emergjente. Një punë që është dashur të kryhet për pesë muaj, operatori ekonomik e ka kryer për tre muaj. Rritje të numrit të shtretërve nga 20 deri në 25. Më herët, përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha. Tani kushtet e punës i kanë në anën e tyre. Në sallën e operimit tani ekzistojnë edhe kamerat, që domethënë operimi mund te përcillet edhe nga jashtë në kohë reale”, tha ai, raporton Eo.

Image

“Rreth 800 mijë euro është investimi për këtë rinovim. Punëkryesi është vendor, me pronarë, inxhinierë, punëtorë të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës vazhdon ta ketë barrën kryesore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore emergjente për pacientët e mbarë Kosovës.

Duke u bazuar në të dhënat në prokurimin publik, vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image