Rihapet Klinika Emergjente në QKUK
Foto: Laura Hasani

Rihapet Klinika Emergjente në QKUK

Aktuale August 27, 2024 - 08:19

Ka përfunduar renovimi i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo do të rihapet sot në orën 9:00 e ku të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kjo Klinikë është më e ngarkuara edhe për faktin se Prishtina nuk ka ende një spital të saj.