Don Lush Gjergji: Figura e Nënë Terezës, pasuri kombëtare

Don Lush Gjergji: Figura e Nënë Terezës, pasuri kombëtare

Aktuale August 26, 2024 - 09:54

Personi që njohu nga afër e më pas edhe përmblodhi në 19 libra biografinë, jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës është Don Lush Gjergji.

Ai sot, me rastin e 45-vjetorit të çmimit “Nobel për Paqe”, do të promovojë veprën “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne”.

Ai ka bërë të ditur se vepra do të përmbledhë 45 porosi të humanistes shqiptare, e cila do të promovohet në Akademinë e organizuar nga Ipeshkëvinë Prizren - Prishtinë në bashkëpunim me ITSHKSH-në.

“Nëna Terezë ishte e madhe, mishërimi i traditës, kulturës dhe qytetërimit tonë, ilir, arbër dhe shqiptar. Mbi të gjitha ishte universalizmi i saj, ajo kalonte çdo kufi kohor, hapësinor, gjuhësor, kombëtar e fetar. Për nënën Terezë njerëzit ishin vëllezër apo motra”, ka thënë Don Lush Gjergji në RTK.

Ai tha se kjo figurë globale është pasuri kombëtare. Dha porosi se vetja dhe rrënjët kuptohen përmes fushëveprimtarisë së saj.

Kjo akademi do të bëjë hapjen zyrtare të “Ditëve të Nënë Terezës 2024”, që do të zgjasin deri më 5 shtator. Akademia do të ketë shtrirje në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.