Të zhdukurit e luftës ende nën hije, YHIR-ja mban aksion rrugor
Foto: Laura Hasani

Të zhdukurit e luftës ende nën hije, YHIR-ja mban aksion rrugor

Aktuale August 26, 2024 - 08:40

Fati i 1612 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë mbetet nën hije edhe këtë vit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovës solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë.

E lidhur me këtë, YHIR-ja do të organizojë një aksion rrugor “Dera e Pritjes”.

Aksioni rrugor “Dera e Pritjes” do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 18:00.