BIA serbe thotë se ka arrestuar mëngjesin e sotëm në Beograd një “spiun kroat”

BIA serbe thotë se ka arrestuar mëngjesin e sotëm në Beograd një “spiun kroat”

Aktuale August 26, 2024 - 08:35

Në orët e para të mëngjesit të së hënës në zonën e Beogradit është arrestuar një person, që besohet se është një “spiun kroat”.

Sipas mediave serbe, arrestimin e ka bërë Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) në bashkëpunim me autoritetet shtetërore.

Lajmin e ka raportuar i pari Novosti, media e afërt me regjimin serb, i cili thotë se arrestimi është “rezultat i një pune operative disamujore të BIA-s”.

Ata shtuan se arrestimi përfaqëson “një vazhdimësi të shtypjes së spiunazhit dhe aktiviteteve shkatërruese-subversive të Agjencisë Kroate të Sigurimit dhe Inteligjencës (SOA)”.