Akuzat për rrënimin e “Sarajit të Vjetër” në Prizren, sot Komuna i përgjigjet Qeverisë

Akuzat për rrënimin e “Sarajit të Vjetër” në Prizren, sot Komuna i përgjigjet Qeverisë

Aktuale August 26, 2024 - 08:21

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë sot konferencë për media.

Në këtë konferencë pritet që ai t’u përgjigjet akuzave të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, për rrënimin e objektit “Saraji i Vjetër”.

Aty do të marrë pjesë edhe zyrtarja e lëndës nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Javën e kaluar Ministria kishte bërë kallëzim penal ndaj Totajt pas rrënimit të qëllimshëm të monumentit që ishte në mbrojtje të përhershme.