Një batalion prej njëqind ushtarësh amerikanë nisen për Kosovë

Një batalion prej njëqind ushtarësh amerikanë nisen për Kosovë

Aktuale August 25, 2024 - 17:26

Një batalion prej një qind ushtarësh amerikanë të Gardës Kombëtare të Ohajos janë nisur për Kosovë për rotacionin njëmbëdhjetë muajsh në kuadër të forcave paqembajtëse të NATO-s, KFOR-in, njoftoi revista amerikane “Dvids”.

Image

“Familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët u mblodhën në Fushën Gowen më 22 gusht 2024, për t’i thënë mirë u pafshim ushtarëve të Batalionit 1 të Helikopterëve Sulmues të 183-të të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Idahos, ndërsa ata u larguan nga Ajdaho për t'u përgatitur për t'u vendosur jashtë shtetit në mbështetje të Operacionit Joint Guardian”.

“Disa helikopterë UH-60M Black Hawk dhe më shumë se 100 personel u vendosën në Teksas për të marrë afërsisht 30 ditë trajnim shtesë përpara se të niseshin në Kosovë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s. Njësia e ka parashikuar këtë mision që nga tetori i vitit 2022 dhe Task Forca e batalionit Sawtooth është trajnuar për 18 muajt e fundit në përgatitje për këtë mobilizim”, thuhet më tej në artikull.

Image