Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Aktuale August 25, 2024 - 16:10
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe relativisht i qetë.

Sipas njoftimit, temperatura minimale gjatë javës do të jetë 10 gradë celsius të hënën, ndërkaq maksimalja do të arrijë në 33 gradë të hënën dhe të martën.

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë – Mot me diell dhe pjesërisht vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende- vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme, me shpejtësi 1-4m/s.