KFOR-i zhvillon stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejta në Prishtinë

KFOR-i zhvillon stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejta në Prishtinë

Aktuale August 24, 2024 - 14:54

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar Njësia e Specializuar Shumëkombëshe ka zhvilluar një stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejtë në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftim “kjo pjesë e trajnimit të rregullt u krye nga personeli i KFOR-it për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta të efektivitetit operacional”.

Tutje, theksohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij,  bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Image

Image