Abdixhiku kritikon pushtetin: Mbrojtësit e Nagipit dhe Martinit, u kërkojnë llogari minatorëve
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku kritikon pushtetin: Mbrojtësit e Nagipit dhe Martinit, u kërkojnë llogari minatorëve

Aktuale August 24, 2024 - 14:30

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka reaguar pas një videoje të Xhelal Sveçlës, ministër i Punëve të Brendshme, i cili u kërkonte minatorëve llogari.

Abdixhiku ka shkruar se pushteti aktual e ka keqkuptuar shtetin.

Në shkrimin e tij, Abdixhiku ka vlerësuar se mbrojtësit e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, u kërkojnë llogari minatorëve.

“Këta kanë keqkuptuar shtetin.

Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai!

Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht!

E ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë” – ka shkruar ai.