Vuçiqi flet për takimin me shefin e CIA-s: Takim shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm

Vuçiqi flet për takimin me shefin e CIA-s: Takim shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm

Aktuale August 24, 2024 - 14:29

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ditë më parë e takoi shefin e CIA-s, Ëilliam Burns, i cili qëndroi edhe në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në një paraqitje publike, Vuçiqi është pyetur për këtë takim.

Në përgjigjën e tij, siç raporton N1, Vuçiqi tha se ka pasur një takim të sjellshëm dhe të rëndësishëm me shefin e CIA-s.

“Ata shprehën pikëpamjet e tyre, ne shprehëm pikëpamjet tona… Kemi pasur një takim shumë të dobishëm, të sjellshëm dhe të rëndësishëm” – tha Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.