Rrezikohet nga shembja një pjesë e shkollës së parë shqipe në Prishtinë, Komuna kërkon ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës

Rrezikohet nga shembja një pjesë e shkollës së parë shqipe në Prishtinë, Komuna kërkon ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës

Aktuale August 24, 2024 - 14:25

Drejtori për siguri dhe emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka bërë të ditur se drejtoria që ai drejton sot ka pasur një ndërhyrje urgjente në objektin e Shkollës së Parë Shqipe për të eliminuar rreziqet e mundshme për sigurinë e qytetareve.

Fushtica në një postim në Facebook kërkon nga ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit në objektet e trashëgimisë kulturore që paraqesin rrezik për sigurinë publike në kryeqytet.

Lexoni të plotë postimin:

Të dashur qytetarë të Kryeqytetit,

Sot në mëngjes Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit pati një ndërhyrje urgjente në objektin e Shkollës së Parë Shqipe për të eliminuar rreziqet e mundshme për sigurinë e qytetareve.

Objektet e braktisura në qytetin tonë paraqesin një rrezik serioz për sigurinë e banorëve. Mungesa e mirëmbajtjes dhe kujdesit në këto ndërtesa rrit mundësinë e aksidenteve, ndërhyrjeve të paautorizuara, dhe mund të bëhen strehë për aktivitete të paligjshme.

Kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit në objektet e trashëgimisë kulturore që paraqesin rrezik për sigurinë publike në Kryeqytet.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore është një përgjegjësi e përbashkët. Secili nga ne mund të japë një kontribut të vlefshëm në mbrojtjen e këtyre pasurive të çmuara që e pasurojnë identitetin tonë dhe historinë tonë të përbashkët.

Ndërtesat e braktisura janë një problem në rritje në Kryeqytet dhe përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë dhe shëndetin publik. Këto ndërtesa, të cilat shpesh janë të lëna pas dore, mund të shkaktojnë probleme të mëdha:

Rreziku nga Aksidentet dhe Lëndimet: Ndërtesat e braktisura shpesh kanë struktura të dobëta dhe mund të përmbajnë materiale të rrezikshme, si copa xhami të thyer, pllaka të rëna, dhe shumë më tepër që mund të shkaktojnë aksidente.

Probleme Ambientale dhe Shëndetësore: Ato mund të jenë strehë për insekte, parazitë dhe përbërës të dëmshëm që ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve dhe ndotjen e ambientit.

Siguria Publike: Ndërtesat e braktisura shpesh përdoren për aktivitete të paligjshme dhe mund të ofrojnë strehë për individë të dyshimtë, duke rritur rrezikun për krime dhe shqetësime për banorët e zonës.

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar?

Raportoni: Nëse vini re ndonjë ndërtese të braktisur që paraqet rrezik, raportoni atë në autoritetet përkatëse ose në shërbimet e emergjencës.

Mbrojtja e Fëmijëve dhe Të Rinjve: Bisedoni me fëmijët dhe të rinjtë për rrezikun e eksplorimit të ndërtesave të braktisura dhe rëndësinë e qëndrimit të sigurt.

Ndihmoni në mbajtjen e qytetit tonë të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë ne! Bashkë mund të bëjmë një ndryshim të madh.