KFOR-i merr pjesë në stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR “Reagim i Shpejtë 2024”

KFOR-i merr pjesë në stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR “Reagim i Shpejtë 2024”

Aktuale August 24, 2024 - 13:34

Nga 25 gushti deri më 13 shtator 2024, njësitë e misionit të KFOR-it do të marrin pjesë në stërvitjen e Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnje dhe Hercegovinëë “Reagimi i Shpejtë 2024”.

Një njoftimin e KFOR-it thuhet se ky është një tjetër ‘demonstrim i prekshëm’ i bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të stabilitetit rajonal.

“Personeli dhe asetet e KFOR-it do t’i bashkohen zonës së stërvitjes me transport tokësor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, gjersa paralajmërohet se si rrjedhojë mund të ketë kolona në trafik përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit kufitar.