Temperaturat në fundjavë, deri në 33 gradë Celsius

Temperaturat në fundjavë, deri në 33 gradë Celsius

Aktuale August 23, 2024 - 15:00

Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, njofton tutje IHMK-ja.

Image