“Mitrovica International Jazz Days”, Haradinaj publikon fotografi me Hovenier dhe ambasadorët tjerë
Foto: Facebook

“Mitrovica International Jazz Days”, Haradinaj publikon fotografi me Hovenier dhe ambasadorët tjerë

Aktuale August 22, 2024 - 22:06

Artistët të shquar të Jazz janë në Mitrovicë, për këtë ka shkruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai ka publikuar fotografi nga ngjarja, ku aty është edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, si dhe ambasadorë të tjerë.

Haradianj ka shkruar në Facebook se ndodhet në Mitrovicën e minatorëve, patriotëve e intelektualëve e të rokut shqiptar.

“Në Mitrovicën e minatorëve, patriotëve, intelektualëve e të rokut shqiptar, iu bashkova artistëve të shquar të Jazz-it, me dëshirën që liria të na bashkoj përmes muzikës në çdo pjesë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.