Raportohet se shefi i CIA-s është ndalë për takim në AKI
Foto: Laura Hasani

Raportohet se shefi i CIA-s është ndalë për takim në AKI

Aktuale August 22, 2024 - 18:21

Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns, në këto momente ka hyrë në ambientet e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Në zyrat e AKI-së, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane vjen pas takimit që zhvilloi në Presidencën e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Paraprakisht, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.

Si në Bosnje, ashtu edhe në Serbi, amerikani takoi shefat e Agjencive të Inteligjencës të këtyre shteteve, teksa tani është edhe te AKI në Prishtinë.