NATO-ja kërkon nga Serbia përgjegjësi për aktet e dhunës që ndodhën në veri të Kosovës

NATO-ja kërkon nga Serbia përgjegjësi për aktet e dhunës që ndodhën në veri të Kosovës

Aktuale August 21, 2024 - 12:28

Ndihmëssekretari i NATO-s, Boris Ruge, pas vizitës në Kosovë, ku është takuar me zyrtarë të shtetit, ka vazhduar vizitën e tij në Serbi.

Ruge është takuar sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Përmes një postimi në “X”, Ruge ka shkruar se NATO-ja pret nga Serbia që të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë për aktet e dhunës që ndodhën veri gjatë vitit të kaluar.

“Diskutim i mirë me presidentin Aleksandar Vuçiq për marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë, të cilat shpresojmë t’i shohim të thelluara. Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO-ja pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunës të majit dhe shtatorit 2023”, shkroi Ruge.