Tërnava: Koha të hapet ura e Ibrit, duhet bashkëpunim me ndërkombëtarët

Tërnava: Koha të hapet ura e Ibrit, duhet bashkëpunim me ndërkombëtarët

Aktuale August 07, 2024 - 23:43

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Hajrullah Tërnava, ka vlerësuar se tani është koha që ura e Ibrit të hapet tani.

Ai beson se nuk do të ketë probleme në aspektin sigurisë, pasi siç thotë ai, edhe serbët do ta mirëpresin këtë.

“Situata aktuale është që të fillohet me funksionu ajo urë për qëllimet që i ka, të lëviznin njerëzit lirshëm dhe është e drejtë e qytetarëve të lëvizin lirishëm”, ka thënë Tërnava në Tëvë1.

Megjithatë ai ka thënë se veprimet duhet të bëhet me bashkëpunim me partnerët.

“Duhet me tregu një afinitet, duhet një përafërsi një bashkëpunim të përafërt me ndërkombëtarët, sepse ato vendosin kryesisht për gjëra të rëndësishme”, tha Tërnava.

Ai duke folur për protestën e sotme nga serbët lokal që u shprehen kudër hapjes së urës, ka thënë se këto protesta janë organizuar nga nacionalistët serb dhe se veprime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.