Përfundon protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut
Foto: Laura Hasani

Përfundon protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut

Aktuale August 07, 2024 - 12:18
E plotësuar

Ka përfunduar e qetë protesta e serbëve në veri, të cilët nga ora 11:00 ishin mbledhur për të protestuar kundër paralajmërimeve për hapjen e urës mbi Ibër.

Serbët kanë kërkuar që ura të mos hapet, pasi ata e konsiderojnë këtë si simbol të mbijetesës së serbëve në veri, transmeton Zeri.info.

Pas disa fjalimeve të mbajtura, protesta ka përfunduar pas rreth një ore, ndërsa nuk është raportuar ndonjë incident.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka treguar edhe për numrin e protestueseve të cilët janë prezentë në sheshin “Car Llazar”.

“Numri përafërsisht sipas neve është 600. Situata është e qetë. Në jemi këtë vend për të siguruar rendin publikë çdo gjë është në rregull”, tha ai.

Ai ka shtuar se protesta është paralajmëruar që nga dita e shtunë.

“Protesta është paralajmëruar të shtunën ose të dielën për sot në ora 11:00 deri në ora12:00. Një grup i qytetarëve për pakënaqësitë për gjendjen sociale dhe përgjegjësi të komunitetit serbë”, ka thënë ai.

11:20 - Nis protesta e serbëve në veri kundër hapjes së urës mbi Ibër

Image

Qytetarët serbë të komunave në veri janë mbledhur sot në Mitrovicën e Veriut për të protestuar kundër paralajmërimeve për hapjen e urës, që lidh jugun dhe veriun e Mitrovicës.

Në protestë po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, por protesta nuk është masive, siç ka ndodhur në protestat e mbajtura më herët në atë pjesë të vendit.

Në protestë po mbahen fjalime, ndërsa protestuesit po mbajnë mbishkrime në duar, që i bëjnë thirrje KFOR-it dhe QUINT-it të mos lejojnë hapjen e urës së Ibrit, raporton Zeri.info.

“Në urë e kemi mbrojtur mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen”, “Nëse Kurti e hap urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës për gjithçka” etj., janë disa nga mesazhet e protestuesve.

Në protestë janë parë edhe anëtarë të Listës Serbe dhe politikanë të tjerë serbë. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image
Image