Protesta e serbëve në veri: forca të shtuara të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it tek ura e Ibrit [foto]
Foto: Laura Hasani

Protesta e serbëve në veri: forca të shtuara të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it tek ura e Ibrit [foto]

Aktuale August 07, 2024 - 10:55

Në prag të protestës së paralajmëruar për në orën 11:00 nga serbët lokalë në Mitrovicën e Veriut, një numër më i shtuar i forcave të rendit janë parë afër urës së Ibrit, raporton Zeri.info.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it janë duke qëndruar afër urës, ku pritet të mblidhen serbët lokalë për të protestuar për “gjendjen e rëndë në Kosovë”.

Image

Protestën e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se protesta pritet të nisë në orën 11:00, në sheshin “Car Lazar”, teksa shtoi se do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve për mirëmbajtjen e sigurisë.

Image

“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në orën 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi ‘Car Lazar’. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, tha Elshani. /Zëri

Image

Image

Image

Image