Në Shkup Kosovës i ngatërrohet flamuri me atë të BE-së
Aktuale
August 05, 2024 - 15:55
Para fillimit të konferencës së sotme për shtyp mes kryeministrave, kosovarit, Albin Kurti dhe atij maqedonas, Hristijan Mickoski, Shkupi zyrtar u pa të ketë ngatërruar flamurin e Kosovës.
Në vend të tij, siç shihet tek Alsat, ishte vendosur, ai i Bashkimit Europian, dhe kjo u vërejt vetëm pak momente para se konferenca të niste kur agjentëve iu kërkua t’i ndërronin.