
Kjo është gjendja aktuale nëpër kufijtë e Kosovës
Aktuale
August 04, 2024 - 08:26
Qendra për Menaxhimin Kufitar ka bërë përditësimet e fundit rreth situatës nëpër kufijtë e Kosovës.
Përditësimi i fundit i bërë në ora 07:45 tregon se më së shumti pritje ka në pikën e Merdarit, shkruan Zeri.info.
Për të dalë nga Kosova, atje qytetarët po presin deri në 40 minuta.
Pritje deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë është raportuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, shkruan më tutje Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave të QKMK-së, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja nuk është më e gjatë se 10 minuta, pritje kjo që llogaritet të jetë në kuadër të normales.
KËTU mund t’i shikoni përditësimet e fundit nga QKMK-ja. /Zëri
