Qeveria maqedonase shpreh keqardhje për incidentin me presidenten Osmani

Qeveria maqedonase shpreh keqardhje për incidentin me presidenten Osmani

Aktuale August 02, 2024 - 22:31

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka shprehur keqardhje për incidentin e djeshëm në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në reagimin e MPJ-së maqedonase thuhet se janë kërkuar informacione nga të gjitha institucionet kompetente në lidhje me ngjarjen e djeshme, teksa theksohet se pas analizave të duhura do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat.

Në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentit të Republikës së Kosovës N.E. Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup", thuhet në njoftim.