MINT e KIESA ndajnë grante për biznese private
Foto: Laura Hasani

MINT e KIESA ndajnë grante për biznese private

Aktuale August 02, 2024 - 21:20

Blerja e makinave prodhuese dhe përpunuese përmes granteve për sektorin privat është mundësi për zhvillim, punësim dhe prodhim vendor.

Për këtë në bashkëpunim me agjensionin KIESA janë ndarë grante për biznese private sipas politikës industriale 2030 dedikuar industrisë prodhuese tha Ministrja Rozeta Hajdari.

“Planifikimet tona që sipas vlerës prej 1.7 milion euro të përfitojnë rreth 61 biznese mirëpo me rezultatin e komisionit vlerësues prej 561 aplikacioneve për grante janë 167 biznese prodhuese dhe përpunuese të kualifikuara dhe që i plotësojnë kriteret ligjore ?.dhe i përmbushin objektivat e politikës industriale”, ka thënë Hajdari.

Bizneseve në Kosovë duhet ofruar mundësi për ngritje dhe rimëkëmbje tha ministrja Hajdari.

“Bizneset tona janë të afta të prodhojnë më shumë por ju duhet ndihmë në makineri , certifikim e standardizim dhe në digjitalizim si dhe në trajnim dhe gjenerimin në kualifikim në industrinë e Kosovës”, ka shtuar Hajdari.

Një nga kushtet e skemës mbështetëse për biznese ishte që subjektet afariste aplikuese të mos jenë përfituese të granteve në tri vitet e fundit ndërsa janë edhe dy skema ajo për certifikimin e prodhuesve dhe skema për mbështetjen e prodhuesve të artizanateve dhe skema për programacion u tha konferencë.