Aliu: Rruga Prizren-Tetovë po fillon të ndërtohet
Foto: Laura Hasani

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë po fillon të ndërtohet

Aktuale August 02, 2024 - 21:11

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se rruga Prizren-Tetovë po fillon të ndërtohet. Në një postim në Facebook ai ka theksuar se sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e këtij projekti, me gjatësi prej 20.350km.

“Sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro”, ka shkruar Aliu.

Ai ka bërë të ditur se kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit.

“Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet”, ka theksuar Ministri i Infrastrukturës.

Siç ka njoftuar ai, OSHP ka kthyer në rivlerësim Lotin 2.