Për 24-orë mbi 200 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë
Foto: Laura Hasani

Për 24-orë mbi 200 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë

Aktuale August 02, 2024 - 17:27

Katër mijë e 836 kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë.

Brenda 24-orëve, u paraqitën 208 kërkesa të tilla, bëri të ditur  zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Më së shumti kërkesa janë bërë nga Komuna e Leposaviqit, ndërsa vendin e dytë e mban ajo e Mitrovicës Veriore.

Vendin e tretë e mban Zveçani, ndërsa të katërtin Zubin Potoku.