Klinaku paralajmëron ish-ushtarët e UÇK-së: Kujdes kur udhëtoni, Serbia po freskon listat në INTERPOL e EUROPOL!
Aktuale
August 02, 2024 - 15:33
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, përmes një njoftimi, ka paralajmëruar ish-ushtarët e UÇK-së të kenë kujdes kur udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.
Sipas tij, pushteti serb po freskon listat, duke i futur ish-ushtarët e UÇK-së në INTERPOL e EUROPOL si të kërkuar, transmeton Zeri.info.
“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në INTERPOL ose EUROPOL”, shkroi Klinaku. /Zëri