Kurti në veri, hapet edhe një stacion policor

Kurti në veri, hapet edhe një stacion policor

Aktuale August 02, 2024 - 14:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla vizituan sot Leposaviqin.

Kurti e Sveçla morën pjesë në hapjen e një stacioni policor në Soçanicë, transmeton Zeri.info.

Në Soçanicë, sipas vendasve, është i pranishëm një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë dhe njësive speciale, raporton mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-online”.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së stacionit të ri policor në Soçanicë ishte edhe kryetari i Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi dhe Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut. /Zëri